Politike

31 vjetori i themelimit, Basha: Të mos lejojmë dishepujt e autokracisë të përçajnë PD, sot një ditëlindje e thyer

Kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së organizuar në selinë blu për 31-vjetorin e krijimit të PD-së, bëri thirrje përbashkuese për të djathtët.

Basha u shpreh se kjo ditëlindje i gjen demokratët të thyer pasi sipas tij ish-kryeministri Berisha vendosi interesin personal mbi interesat e demokratëve. Ai ftoi të gjithë ata që kanë gabuar, por që kanë qëllime të pastra t’i bashkohen PD-së.

“Le të mos lejojmë ditën e lindjes së Partisë Demokratike, që mishëron idealin e demokracisë, që kundërshtarët e demokracisë, dishpeujt e autokracisë, oligarkia dhe krimi i organizuar të gëzojnë se demokratët janë përçarë. 11 Dhjetori i sotëm është një ditëlindje e thyer për shkak të vendosje s së interesit personal të Sali Berishës mbi interesin e demokratëve.

Por jo çdo ditëlindje shkon ashtu, por ne mësojmë dhe shkojmë përpara, mirëpresim për këdo që ka gabuar, por ka qëllimi të pastra. I them atyre që duan ta përçajnë Partinë Demokratike se nuk do ja dalin pasi ne jemi të vendosur ta çojmë këtë forcë politike drejt fitores.

I uroj të gjithë demokratëve të Shqipërisë kudo që janë gëzuar ditën e krijimit të Partisë Demokratike. Zoti i bekoftë demokratët, zoti e bekoftë Partinë Demokratike, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.

Më rastin e 31 vjetorit të themelimit, në oborrin e selisë së partisë është vendosur edhe një memorial që mban firmat e firmëtarëve të themelimit të Partisë Demokratike.

Pas ceremonisë, në hollin e selisë së Partisë Demokratike është zhvilluar edhe një ceremoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë