Përmes një mesazhi të ri, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka bërë thirrje votuesve shqiptarë të mos mbështesin futjen e kriminelëve në Kuvend.
Diplomatja e lartë amerikane, apelon që vota të mos shitet, për të mos ia lënë fuqinë njerëzve të inkriminuar.
“Mos e shisni të drejtën tuaj! Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve! Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Yuri Kim në Twitter.
Thirrjet e ambasadores amerikane vijnë pas vizitave të bujshme në Elbasan dhe Shkodër, ku gjithashtu apeloi që votuesit të mos mbështesin elementët kriminalë që janë në listat e partive.
Po ashtu, ambasadorja ka shpërndarë edhe një postim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili bën thirrje për të denoncuar rastet e shit-blerjes së votës.
“Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerjes së votës! Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021”, – shkruan Celibashi, ndërsa bën publik edhe portalin e denoncimeve.
"Mos e shisni të drejtën tuaj! Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj". @USAmbAlbania Yuri Kim https://t.co/K1xRYwUsEP
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) March 29, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje