Gjykata e Tiranës ka dënuar me 46 vite burg në total 24 persona të akuzuar dhe shpallur fajtorë për akuzat e krijimit të skemave mashtruese me Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, fshehje të të ardhurave, mospagim taksash dhe tatimesh dhe moskallëzim krimi.
Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erjon Bani. Gjatë procesit gjyqësor dolën në pah 20 subjekte që në bashkëpunim me njëri-tjetrin qarkullonin fatura fiktive për të përfituar më pas rimbursimin e TVSH-së, si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim-fitim.
Skema u zbulua nga nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe sipas llogaritjeve nga përfitimi i padrejtë i rimbursimit të TVSH-së dhe fshehja e të ardhurave dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit përllogaritet në rreth 34 milionë euro.
Sipas dosjes së prokurorisë, shoqëritë nën hetim kanë funksionuar si satelit ndërmjetës duke u përdorur nga shoqëri riimportuese që operojnë në fushën e artikujve ushqimore për të shkarkuar vlerën totale rreth 34 milionë euro. Përmes këtyre kjo vlerë është injektuar në mënyrë direkte tek shoqëri tregtare që operojnë në fushën e ndërtimit.
Më pas, shoqëritë e ndërtimi i pasqyronin këto para në bilancet e tyre duke i deklaruar si shpenzime vjetore, duke ulur normën e fitimit dhe bashkë me të edhe detyrimet që duhet të derdhnin në shtet si pjesë e tatim-fitimit.
Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se persona e ndëshkuar janë pjesa më e madhe punonjës të thjeshtë me paga minimale, emrat e të cilëve janë përdorur nga ideatorët e ngritjes së kësaj skeme për të regjistruar në QKR bizneset fiktive.
Të dënuarit për mashtrim me TVSH:
Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg
Aleksandër Gusho – 1 vit burg
Asim Çaçi – 8 muaj burg
Bledar Metko – 8 muaj burg
Bruno Osmani – 1 vut burg
Diana Ramizi – 1 vit burg
Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg
Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg
Erisa Islam – 1 vit burg
Gentjan Dedja – 1 vit burg
Gerdi Laho – 8 muaj burg
Kristi Rrënja – 1 vit burg
Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg
Kudret Memaga – 1 vit burg
Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg
Myfaret Ballushi – 1 vit burg
Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg
Santiljano Çifligu – 1 vit burg
Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg
Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg
Enver Sheshi – 6 vite burg
Valter File – 4 vite burg
Nefail Jaho – 4 vite burg
Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje