Politike

Foto/ 49 faqe të statutit të ri të Kuvendit të Berishës; Kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”, kur humb zgjedhjet shkarkohet automatikisht

Janë 49 faqe të projekt-statutit që Sali Berisha ka hedhur ne diskutim për delegatët në Air Albania. Sipas Belind Kellicit, ndryshimet në statut janë firmosur nga 1/4 e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Pika më kryesore është ajo e krijimit të një Komisioni Tranzitor, rithemelimi me 15 anëtarë do të ushtroje të gjitha kompetencat që i takojnë organeve të PD-së, me përjashtime të atyre që i takojnë Kuvendit Kombëtar.

Kryetari zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”.

Ndërsa, çdo akt i organeve të partisë i ndërmarrë para hyrjes në fuqi të këtij statuti dhe që bie në kundërshtim me dispozitat e tij, shfuqizohet automatikisht me hyrjen në fuqi të statutit.

Në pikën 8 që i referohet kryetarit të partisë thuhet: “Në rast se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, Partia Demokratike nuk rezulton forcë fituese qeverisëse, mandate përfundon menjëherë dhe automatikisht për shkak të Statutit. Në këtë rast, kryetarit që i përfundon mandate, nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet pasardhëse për kryetar partie”.

Në nenin 11 për Referendumet thuhet se në rast se Kryesia nuk përmbush detyrimin, kërkuesit caktojnë një grup ad hoc prej 10 anëtarësh të cilët verifikojnë firmat e kërkuesve dhe caktojnë datën e referendumit, që duhet të jetë jo më herët se 30 ditë nga data e publikimit të listës së kërkuesve të referendumit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë