Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 13 qershorit, Fatbardh Kadilli i drejtohet kryesisë së partisë me pesë kërkesa.
“Duke mbajtur parasysh tronditjen që ka sjellë rezultati i zgjedhjeve dhe problematika e tyre; Duke e ndjerë syrin mbikqyrës të publikut që do të vrojtojë mënyrën se si do i trajtojë zgjedhjet në parti forca që denoncon infrastrukturën e zgjedhjeve kombëtare apo lokale; Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD; Për vetë rëndësinë që ka përfshirja sa më e plotë e të gjithë anëtarëve të PD, dhe sensibilizimi i antarësisë për rëndësine garës; Duke qenë i patundur në besimin se forca e PD vjen nga demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj; Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, dhe e shqetëson atë, i përket gjithë shoqërisë dhe është shqetësim edhe i saj; I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike…”, thotë ai.
Si pikë të parë, Kadilli kërkon që Kryesia të miratojë sa më parë kandidaturat për kryetarë. Së dyti, të miratojë sa më parë modalitetet për mbledhjen e aktivëve të degëve ku kandidatët me kohë të barabartë të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë.
Së treti, për të garantuar një garë të barabartë mes kandidatëve, Kadilli kërkon ngrirjen e administratës së PD, deri në zgjedhjet e kryetarit të ri. Së katërti kërkohet pajisja e të gjitha kandidatëve me listën e plotë të anëtarësisë së partisë, që ka të drejtë vote për kryetarin.
Kërkesa e fundit e Kadillit është që të organizohen tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje