Shkarkimi i Adolfo Sormanit nga klubi i Partizanit ka bërë bujë në Itali. “Gazzetta dello Sport” i kushton një artikull kësaj çështje, duke e konsideruar histori të pabesueshme dhe duke e trajtuar me habi largimin e një trajneri që kishte 5 ndeshje pa humbje. Në artikull përmendet me ironi fakti që shkarkimi lidhet me refuzimin e trajnerit italian për t’u ulur në stol, ndërkohë që 5 lojtarë të Partizanit kishin rezultuar pozitivë me Covid-19. Ja dhe artikulli i plotë:
Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, është shkarkuar nga klubi i Partizanit për shkak të frikës nga Koronavirusi. Historia e pabesueshme vjen nga Shqipëria dhe po bën xhiron e botës. Trajneri është larguar nga puna, edhe pse skuadra e tij nuk humbiste prej 5 ndeshjesh radhazi. Ai u shkarkua, sepse refuzoi të ulej në stol, pasi 5 lojtarë të tij ishin prekur nga Koronavirusi.
Klubi nuk i ka specifikuar arsyet e shkarkimit të Sormanit, por mediet vendëse janë të bindura se gjithçka ka ndodhur pasi vendimi i trajnerit ishte në kundërshtim me atë të drejtuesve të Partizanit.

Adolfo Sormani e ka drejtuar dy herë Partizanin. Po ashtu, ai ka pasur eksperienca trajningu në Itali dhe jashtë saj. Ka drejtuar të rinjtë e Napolit gjatë sezonit 2011-12, pasi kishte punuar për 3 vjet te moshat e Juventusit. Nga përvojat jashtë Italisë mund të përmendet përvoja si ndihmës i Xhanfranko Xolës në stolin e Uatfordit.
Burimi: Gazzetta dello Soport/ Përktheu: Gazeta Si
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje