Politike

531 qendra pa identifikim elektronik, Celibashi: S’kanë njohuri operatorët, Tirana, Durrësi dhe Shkodra më problematiket

Ditën e votimit për lokalet, në 61 bashi të vendit ka pasur probleme me identifikimin elektronik të zgjedhësve në 531 qendra votimi nga 5213 gjithsej, një numër ky jo i vogël që për kryekomisionerin Ilirjan Celibashi cilësohet si problematike.  

“Në lidhje me ecurinë e procesit të ditës së sotme. Të informoheni mbi problematikat në lidhej me përdorimin e pajisjeve të identifikimit. Në momentin që ne flasim janë 4464 qendra votimi që funksionojnë normalisht në kuptim të pajisjes elektronike të identifikimit. Janë 206 qendra votimi që sipas informacionit në kohë reale që marrim nëpërmjet sistemit na tregojnë që këto 205 qendra votimi pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim informacion në kohë reale prej tyre. Janë 533 qendra votimi për të cilat nuk kemi informacion, që do të thotë ose të gjitha këto qendra votimi nuk funksionin PEI, funksionoi pjesërisht plotësisht por ne këtë të dhënë nuk e kemi nëpërmjet sistemit. Jemi duke komunikuar me këto qendra komunikimi për të ditur nëse procesi është duke u zhvilluar nëpërmjet PEI apo manualisht. Janë 532 qendra votimi për të cilat presupozohet në rastin më të keq që identifikimi s’po bëhet nëpërmjet pajisjes së identifikimit”, tha Celibashi përmes një konference për shtyp.

Në këto raste, identifikimi i votuesve do të behet në mënyrë manuale.

Duke ndjekur problematikat e krijuara në qendra të ndryshme të votimit me pajisjen e identifikimit biometrik ‘PEI’, KQZ ka urdhëruar që të vazhdohet me identifikimin e zgjedhësve me anë të listave të votimit të printuara.

I pyetur nga mediat, Celibashi tha se problematika kryesore me identifikimin elektronik është në Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

“…E kuptojmë shumë mirë gravitetin e kësaj problematike. Jemi përpjekur të korrigjojmë për të ndryshuar situatën. Duke vlerësuar edhe problematikat teknike urdhëruam që procesi i identifikimit të votuesve të bëhet në mënyrë tradicionale pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi që të prisnim edhe më shumë apo aq sa llogaritet koha që duhet të prisnim. Është shumë herët për të thënë arsyet, një pjesë lidhet me mosparaqitjen e operatorëve në QV, mund të lidhen me mungesën  e njohurive të plota të disa operatorëve se sa është numri në secilin rast, lidhen me funksionalitetin e pajisjes”, tha Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë