Me këto fjalë përpiqemi të largojmë gjithmonë nga vetja një parashikim të frikshëm apo një ngjarje të padëshiruar, por a ndikojnë vërtetë këto fjalë në ndryshimin e rrjedhës së jetës? A e pengon kjo thirrje ndodhjen e ngjarjeve që duam të shmangim?
Larg qoftë sëmundja, larg qofshin aksidentet me makinë, larg qoftë pandemia, larg qofshin tërmetet, por pavarësisht këtij urimi të sinqertë për veten dhe familjen, pandemia dhe tërmetet ndodhën për të gjithë ne; dhe çfarë mund të pengojë ndodhjen e ngjarjeve të tjera të padëshiruara?
Asgjë! Jeta është e paparashikuar. Në gjithë paparashikueshmërinë e saj, njeriu nuk i është dorëzuar kurrë, por gjithnjë ka luftuar të gjendet i përgatitur përballë ndodhjes së ngjarjeve të mundshme. Ndër vite ka rritur vigjilencën ndaj sëmundjeve, ka ndërtuar sisteme për t’u mbrojtur nga kushtet atmosferike, ka ndërtuar banesa më të forta, ka përparuar në shkencën e mjekësisë e kështu me radhë, por nuk ka arritur dot të mposhtë vdekjen apo të ndalojë katastrofat natyrore.
Individët, familjet apo bizneset përpiqen të ruajnë një fond rezervë për ngjarjet e jashtëzakonshme, por sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde emergjence.
Kështu, për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar të ngjarjeve të papritura, shoqëritë e sigurimit kanë qenë mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve ndër shekuj.
Nëpërmjet transferimit të këtij risku financiar, fitohet siguria e vazhdimësisë së jetës edhe në kushtet e pazakonta me të cilat mund të përballet i siguruari.
Sigurimi i jetës i jep mundësinë fëmijëve, që kanë humbur një prind, të vijojnë rregullisht arsimimin e tyre; një familjeje, që ka humbur kryefamiljarin, të shpëtojë nga barra e kredisë për shtëpinë; sigurimi nga sëmundjet kritike i mundëson të siguruarit të përballojë shpenzimet e larta të kurimit; sigurimi i jetës së titullarit të një biznesi mban ngritur punën, edhe nëse ai nuk është më.
Përfitimet nga sigurimi i jetës, shëndetit, aksidenteve dhe nga sigurimi me mundësi investimi janë të shumëanshme.
Vërtetë “larg qoftë!”, por në çdo rast, është mirë të jetë edhe polica e sigurimit të jetës.
Kontaktoni me SiCRED për më tepër informacion dhe për t’u pajisur me sigurimin më të përshtatshëm për ju!
Cel: +355 69 208 4026 | email: contact@sicred.com.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje