Kosova ndodhet në alarm për rritjen e rasteve me koronavirus. 58 infektime të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, duke shtyrë autoritetet të paralajmërojnë më rikthim të masave të izolimit nëse nuk zbatohen rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.
“Sot, nga informatat që kemi marrë nga Instituti, situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, u shpreh Avdullah Hoti.
Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se gjatë kësaj jave është shënuar rritje e numrit të rasteve, gjë që, sipas tij, është shqetësuese. Siç thuhet, gjatë ditëve të fundit ka shfaqje të infektimeve mes punonjësve të institucioneve, si posta, korporata energjetike e Kosovës, galeria e arteve, institucioneve bankare, shëndetësore, kompani tregtare dhe biznese private. Ramadani njoftoi se instituti, së bashku me ministrinë e shëndetësisë kanë hartuar një fletëpalosje me udhëzime se si duhet të sillen biznese të ndryshme dhe qytetarët për të mos e përhapur më tej koronavirusin. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon1,384, ndërsa viktimat janë 31.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje