Gazeta Si – Nënkryetari i PD-së, Enkeleid Alibeaj ka publikuar një video për të sqaruar se ai që do të sfidohet në zgjedhjet e pjesshme lokale do të jetë Edi Rama. Alibeaj thotë se kryeministri Rama po përdor sërish krimin për të vjedhur votat
“Pushteti që vjen nga krimi dhe korrupsioni nuk prodhon asgjë të mirë për shqiptarët, ata po e shohin këtë çdo ditë. Edi Rama është njeriu që përdori bandat kriminale, fondet e rindërtimit nga tërmeti, korrupsionin e inceneratorëve dhe patronazhistët për masakrën elektorale të 25 prillit. Është ai që përzgjodhi dhe kandidoi të dënuar për krime dhe të korruptuar në krye të bashkive të cilët u denoncuan që në fillim nga PD.
Kjo është e qartë si drita e diellit për shqiptarët dhe për këdo se Rama nuk fiton dot pa kriminelët dhe paratë e pista, prandaj ai ka nisur te mobilizojë sërish krimin dhe non-gratat për të vjedhur votat.
Ne do ta vazhdojmë të vendosur betejën tonë kundër kriminelëve dhe korrupsionit që po e mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët meritojnë një qeverisje më të mirë si lokale ashtu edhe qendrore…”, thotë ai, duke shperndare edhe nje video.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje