Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit është çertifikuar për herë të parë me konsensusin e të gjithë partive politike, një fenomen ky që në Shqipëri ndodh pas 30 vitesh.
🇦🇱 Pas ndryshimit të sistemit në vend, pas 30 vitesh dhe zgjedhjesh në Shqipëri, për herë të parë @KQZShqiperi çertifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse. pic.twitter.com/4ShBrQBs59
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) March 18, 2022
“Pas ndryshimit të sistemit në vend, pas 30 vitesh dhe zgjedhjesh në Shqipëri, për herë të parë KQZ çertifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse…”, shkruan Celibashi në Twitter.
Një vendim i tillë do të thotë shumë veçanërisht për PD-në, kur vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të 6 marsit, Basha tha se nuk kishte humbur asnjë pale zgjedhje pasi ato ishin vjedhur përherë dhe një qëndrimi kritik të Enkelejd Alibeajt me të dërguarin e kancelarit gjerman Manuel Sarrazin për zgjedhjet në vend dhe vecanërisht ato të fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje