Një shofer minibusi është arrestuar në Durrës pasi në Port po tentonte të kalonte kontrabandë 60 mijë euro të padeklaruara si dhe 46 bizhuteri floriri pa akcizë të paguar.
Policia thotë se A.M, është ndaluar në vijën e dytë të kontrollit në Port me minibusin e linjës Shqipëri- Francë- Shqipëri.
48- vjeçari është nga Shkodra dhe tashmë akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi.
“Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë po vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje