Kryetari i PD-së, Lulzim Basha postoi një video në Facebook ku takohet me disa të rinj vullnetarë që janë angazhuar me fushatën e PD.
Në video ata shfaqen duke mbajtur maska me logon “Shqipëria fiton”
Kryedemokrati Basha u shpreh se ndryshimi do të ketë “fytyrën e tyre”. “Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë se numri i vullnetarëve në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete. Ju falënderoj për punën që po bëni. Ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj dhe dëshirat tuaja”, u drejtohet Basha, të rinjve
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje