Dosja e 613 kg kokaine të kapura në Portin e Durrësit vijon shqyrtimin në Gjykatën e Posaçme.
Ditën e sotme avokati i të akuzuarit Armando Pezaku, Arben Prenga, ka bërë mbrojtjen në gjykatë për klientin e tij.
Mësohet se mbrojtja për Pezakun ishte gati që në dhjetor të 2018 dhe avokati ka kërkuar pafajësinë për klientin e tij. Armando Pezaku është një ndër të akuzuarit si pjesë e grupit të 613 kg kokaine, që u kap në shkurt të vitit 2018 dhe ishte sasia më e madhe e futur ndonjëherë në vendin tonë.
Ndërkohë, të pandehurit e tjerë, Arbër Çekaj e Donaldo Lushaj, kanë paraqitur kërkesën për shtyrje, pasi avokati Maks Haxhia ka paraqitur raport mjekësor. Seanca e radhës për ta është më 8 shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje