Brenda dy ditëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 62 humbje jete nga Covid-19. Vendi fqinj është një prej më të goditurve në rajon nga pandemia pasi deri tani numëron mbi 3 600 viktima.
Të premten pati 33 pacientë të vdekur dhe 1 422 raste të reja, duke bërë që në total të jenë mbi 17 mijë raste aktive me coronavirus.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë përhapja e shpejtë e COVID-19 në javët e fundit vjen për shkak të pranisë së mutacionit britanik.
Edhe pse nuk ka të dhëna të qarta për situatën për shkak të mungesës së testimeve masive, përllogaritet se të prekurit nga mutacioni britanik përbëjnë deri në 70% të rasteve të fundit.
Sipas ekspertëve, fatalitet janë rritur pikërisht për shkak të fuqisë së varantit britanik, duke theksuar se pacientët e prekur me këtë mutacion përkeqësohen 3 deri në 5 ditë nga infektimi dhe përveç mushkërive prekin dhe organet të tjera.
Për këtë arsye persona që nuk kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese kanë humbur jetën. Maqedonia e Veriut ashtu si shumë vende të tjera ka pasur vonesa në procesin e vaksinimit pasi deri tani janë vaksinuar vetëm mjekët.
Nesër pritet që në vendin fqinj të mbërrijnë 24 mijë doza nga AstraZeneca përmes sistemit COVAX. Deri tani RMV ka marrë 8 mijë vaksina Pfizer që ishin dhuratë nga Serbia dhe 3 mijë doza Spotnik V, dërgesa e parë nga Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje