Mbi 540 mijë zgjedhës të shtetit më të brishtë të Ballkanit Perëndimor do ti drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në mesin e krizës së ashpër politike dhe institucionale, Mali i Zi ndodhet përpara sprove, që kreu i shtetit të jetë një kandidat me profil pro europian, apo një më pranë Serbisë dhe Rusisë. Forcat pro ruse fituan zgjedhjet parlamentare në 2020 dhe tani po tentojnë të marrin dhe vendin e presidentit. Milo Gjukanoviç i njohur si pro europian po përballet me mazhorancën pro serbe, duke synuar një mandat të dytë.
Në garë nga 6 kandidatë, 4 prej tyre janë të njohur si pro serbë. Ata mbështeten nga partitë e koalicionit të shumicës “Fronti Demokratik”, “Demokratët” dhe partia e sapo themeluar “Evropa Tani”. Për zgjedhjet 19 marsit analistët shohin se nuk do të ketë një fitues dhe pse pjesëmarrja pritet të jetë e lartë. Për dy orë nga 07:00-09:00, kishin votuar rreth 7 përqind e zgjedhësve.
Analistët besojnë se emri i fituesit do të bëhet i ditur në balotazhin që mund të mbahet më 2 prill. Gjukanoviç përpara zgjedhjeve të 19 marsit mori vendimin për shpërndarjen e Parlamentit. Ai e argumentoi me faktin se mazhoranca në Parlament nuk arriti të zgjidhte Miodra Lekiç si kryeministër dhe caktoi 11 qershorin ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.
Kandidatët president janë
Milo Gjukanoviç, president në detyre, Demokratët Socialistë
Andrija Mandiç kreu i Demokracisë së Re Serbe
Jakov Millatoviç nga Evropa Tani
Aleksa Beçiç, ish-kryetar i Kuvendit të Malit të Zi dhe udhëheqës i Demokratëve
Goran Danilloviç, kandidat i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar
Draginja Vuksanoviç Stankovic, Partia Socialdemokrate
Jovan Joxhir Radulloviç, i njohur për numrin e madh të ndjekësve në mediat sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje