Numri i të infektuarve nga Covid-19 në mbarë botën ka shkuar sot në rreth 7 milion raste, ndërsa ai i viktimave në është 402 241. Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 112 096 viktima.
Dita e sotme ka shënuar një bilanc tragjik për globin, pasi në orët e para të ditës së diel u shënua viktima e 400 mijë. Rreth 40 mijë prej jetëve të humbura janë regjistruar në në Britaninë e Madhe dhe vendin e tretë e mban Brazili me 35 mijë e 930 viktima.
Vendi amerikano-latin regjistroi 904 jetë të humbura vetëm në 24 orë dhe mbi 27 mijë raste të reja të të prekurve duke përbërë kështu vatrën më të rrezikshme.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro njoftoi ditën e djeshme tërheqjen nga OBSH, duke ndjekur kështu shembullin e presidentit Donald Trump.
Deri më tani 3,413,394 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 3,1 milion raste aktive që presin të shërohen.
Ndërkohë deri më tani në Shqipëri janë shënuar 34 viktima dhe janë infektuar 1232 persona, 14 nga të cilët në 24 orët e fundit.
Por Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën numrin më të madh të të infektuarve në një ditë nga koronavirusi që nga nisja e pandemisë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit u regjistruan 177 raste të reja me koronavirus, krahasuar me 120 që ishin një ditë më parë. Gjithashtu u regjistruan dhe 2 viktima të tjera duke e çuar totalin në 149. Zonat më të goditura janë ato të Shkupit, Kumanovës, Shtip, Tetovës dhe Gostivarit dhe për këtë arsye autoritetet kanë vendosur dhe një izolim 80 orësh në fundjavë për këto qytete.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje