Politike

“8 janari”, Basha: Berisha u soll si kreu i një organizate kriminale, tentoi vrasjen e një grupi drejtuesish të PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha të mërkurën se Sali Berisha u soll si kreu i një organizate  kriminale në protestën e 8 janarit.

“Ty, mua dhe këdo tjetër në këtë botë na sjell zoti, na rrit familja jonë. Në politikë futemi me vullnetin tonë dhe një nga përpjekjet kryesore të jetës time politike është t’i çliroj shqiptarët nga mentaliteti që të solli ky dhe të hoqi ai. Sali Berisha është përjashtuar me unanimitet nga Kryesia e Partisë Demokratike ditën pasi vendosi të sillej jo si politikan, por si kreu i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e  vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike pasi kishte nisur një fushatë të nxitjes së dhunës, të gjuhës së urrejtjes, të përçarjes së demokratëve për të shkatërruar Partinë Demokratike siç e paralajmëroi vetë që nëse Partia Demokratike nuk  do të kthehej në bunker për hallin e tij personal, ai do ta shkatërronte, nuk e meritonte të ekzistonte”, tha Basha në një intervistë për “ABC News”.

Sa shanse ka realisht Partia Demokratike, të paktën në betejën e radhës elektorale, që të jetë fituese përballë Edi Ramës, nisur nga situata brenda saj?

 “Kjo është matematika e vjetër, matematika e vagonëve mekanikë, matematika që sillte në pushtet Edi Ramën me Ilir Metën, pasi s’kishin lënë gjë pa thënë kundër njëri tjetrit, plus kriminelët që solli në parlament në 2013-n dhe vazhdon ti ketë 2017, 2021-n. Kjo është matematika që na detyroi ne në koalicion me LSI-në, kur nuk arritëm të merrnim më shumë se 70 mandate në 2009-n. Kjo është matematika e tranzicionit. Ajo që unë i kërkoj shqiptarëve është ti çlirojnë mendjet e tyre  dhe të shohin përtej matematikës së dinosaurëve të tranzicionit. Shumica e vlerave, shumica e ideve, shumica e shpresave të shqiptarëve, shumica e atyre që kërkojnë normalitet, ata janë shumica të cilët ne do ti prijmë drejt ndryshimit. Përndryshe nuk do të ketë ndryshim. Do të ketë ndryshim fytyrash në foltronat e kryeministrit dhe ministrave, por sa kohë nuk ka një ndryshim që e prekin shqiptarët, sa kohë që ekonomia vazhdon të mbetet në duart e një grushti njerëzish, sa kohë që korrupsioni vazhdon të gërryej themelet e shtetit, të shërbimeve të arsimit, shëndetësisë, ekonomisë shqiptare, çfarë ndryshimi është ai?!

Prandaj matematika e tranzicionit ka marrë fund dhe vula e fundit është vula e 8 janarit, që i bashkon bashkë, nga njëra anë trekëndëshin e Bermudës me matematikën e tyre të vjetëruar të tranzicionit dhe nga ana tjetër shumicën dërmuese të shqiptarëve që duan ndryshim.

Është detyra jonë, që përmes reflektimit, përmes hapjes dhe përthithjes së energjive pozitive në këtë shoqëri të gjitha atyre që nuk e kanë humbur shpresën te Shqipëria dhe shqiptarët, ta bëjmë të mundur këtë ndryshim dhe ti prijmë këtij ndryshimi. Dhe do ta bëjmë”, u përgjigj ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë