Në një kohë kur PD-ja zien dhe debati për 8 janarin vijon ende mes radhëve të saj, Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një mesazh në Twitter të aktivistit amerikan Martin Luther King, Jr. i cili luftoi fort në SHBA kundër racizmit dhe mungesës së shanseve të barabarta në shoqërinë amerikane.
Jo pa qëllim, ajo shkruan ndër radhë se duhet të vijojë të na frymëzojë trashëgimia e tij; ajo e refuzimit të dhunës politike, duke hequr sa duket një paralele me mënyrën se si po zhvillohen ngjarjet në PD dhe dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë e kësaj partie.
“Dr. Martin Luther King, Jr nderohet në SHBA dhe në mbarë botën jo vetëm për përpjekjet e tij për drejtësi dhe barazi për të gjithë, por edhe për refuzimin e dhunës politike. Le të vazhdojë të na frymëzojë trashëgimia e tij…”, shkruan ambasadorja Kim.
Dr. Martin Luther King, Jr. is honored in 🇺🇸 & around the world not only for fighting for justice & equality for ALL but also for rejecting political violence. May his legacy continue to inspire us. #MLKDay2022 pic.twitter.com/r4iH7G38tU
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 17, 2022
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje