Bota

9 viktima gjatë një dite, Palestina kërcënon me raketa të tjera

Zyrtarë nga Hamasi janë shprehur se nga raketat e qëlluara në Palestinë nuk ka vetëm të lënduar, por 9 humbje jete mes të cilëve 3 fëmijë dhe 3 zyrtarë të shtetit.

Tensionet midis Palestinës dhe Izraelit nisën të shtohen kur gjatë ditës së hënë, grupe militante nga Gaza hodhën raketa në Izrael dhe Izraeli iu kundërpërgjigj me gjuajtje të tjera duke lënë të lënduar qindra të tjerë.

Shtatë raketa u gjuajtën nga Rripi i Gazës në zonën e Jerusalemit, disa minuta pasi Hamasi i dha një ultimatum qeverisë Izraelite. Një prej raketave u neutralizua nga forcat izraelite, ndërsa të tjerat “shpërthyen” në hapësira të hapura, sipas zyrtarëve.

Ndërkohë, organizata terroriste Palestineze Xhihadi kërcënon të lëshojë raketa të tjera në Gaza të Izraelit rreth orës 21:00. Në këtë kontekst, Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Ganj shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonën deri në 50 milje rreth Rripit të Gazës, pasi vlerësoi situatën e krijuar.

Ndërkohë, mediat në Palestinë raportojnë se Forca Ajrore Izraelite ka nisur të përgjigjet duke targetuar me raketa Rripin e Gazës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë