Politike

“95% e demokratëve duan që të udhëheq”, Paloka reagon pas Bashës: Kërko votëbesimin atëherë

Deputeti i PD, njëherazi kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të demokratëve Lulzim Basha se sondazhet që ai ka bërë tregojnë se 95% e demokratëve e duan që të udhëheqë betejën kundër “regjimit Rama-Doshi-Rakipi”.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka i kërkon Bashës që pas kësaj deklarate, të kërkojë votëbesimin e demokratëve për drejtimin e partisë.

“Mos jep dorëheqje, nëse ke bindjen që ke vepruar drejtë dhe për këtë ke mbështetjen e 95% të demokratëve, kërko votbesimin e tyre dhe ndalë përçarjen që po thellohet çdo ditë e më shumë prej vendimit tënd personal të 9 shtatorit!”, shkruan Paloka.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë