Qeveria dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bënë bilancin e sulmit kibernetik që goditi e la jashtë funksionit për disa ditë me radhë sistemet dhe shërbimet qeveritare.
Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku doli me një deklaratë së bashku me drejtoren e AKSHI-t, Mirlinda Karcanaj dhe përfaqësuesin e Microsoft, Kevin Chen.
Balluku tha se janë marrë një sërë vendimesh që do të zbatohen në të ardhmen, përfshirë këtu thellimin e bashkëpunimit me aleatët e partnerët. Zv.Kryeministrja zbuloi se që nga dita e parë e sulmeve në Shqipëri është përfshirë edhe FBI dhe shërbime të tjera inteligjente.
Drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj tha se janë rikthyer në punë edhe sistemet e administratës, ndërsa u shpreh se 98 për qind e shërbimeve janë funksionale dhe po punohet për rikthimin e pjesës që ka mbetur ende jashtë pune.
“e-Albania është rikthyer për qytetarët për 1202 shërbime, të gjitha ofrohen në platformën digjitale. Të vetmet shërbime me të cilat ende po punohet janë njësimi i diplomave dhe certifikatat e lëshuara nga institucionet e huaja, vërtetimi i ndihmës ekonomike, i pagesës së aftësisë të kufizuar, i kërkesës për të përfituar nga programet e strehimit social, lista e notave dhe vërtetimi i diplomës për studentët që kanë ndjekur Universitetin e Tiranës, kryerja e pagesave të ujit dhe energjisë elektrike dhe shërbimet që lidhen me to”, tha ajo.
“Përgjigja e AKSHI-t në këtë betejë kibernetike ka qenë në dy fronte kryesore: rikuperimi i të gjitha sistemeve dhe infrastrukturave kritike qeveritare dhe paralelisht dhe izolimi i aktivitetit keqdashës”, vijoi drejtuesja e AKSHI-it.
Sipas Karçanajt të dhënat e sistemeve nuk jane cenuar dhe as kompromentuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje