Lajme

Marku: Kuvendi të miratojë ligjet për hetimin e prokurorëve

Kryeprokurorja Arta Marku, e pranishme në një analizë të prokurorive në Durrës, deklaroi se janë këto prokurori ato që mbartin peshën më të madhe të kriminalitetit, ndërsa shtoi se problem mbeten ankesat e qytetarëve në media.
“Këto prokurori mbartin peshën më të madhe të kriminalitetit. Problem mbeten ankesat e qytetarëve në media. Në ndërhyrjen ose mosndërhyrjen, duhet kuptuar qëndrimi i Prokurorisë. Ata që nuk duan ta kuptojnë, në rregull. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën Prokurorisë së Përgjithshme për të vazhduar procedimin disiplinor”, u shpreh kryeprokurorja.
Sipas saj, në mungesë të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, procedura e hetimit disiplinor për prokurorët është e parealizuar. Marku i bën thirrje edhe Kuvendit që të miratojë ndryshimet përkatëse.
“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë për ta çuar deri në fund këtë proces. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën kryeprokurorit për të vazhduar procedimin disiplinor. Ndaj i bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të plotësojë boshllëkun ligjor për të vënë në lëvizje mekanizmat kontrollues”, tha më tej kryeprokurorja Marku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë