Kryeministri maqedonas Zoran Zaev bëri të ditur emrat e ministrave të rinj të cilët do të drejtojnë disa prej posteve në kabinetin e tij. Vetë Zaev do të drejtojë Ministrinë e Financave.
Për postin e ministrit të ri të Ambientit jetësor, propozohet Naser Nuredini, i cili do të zëvendësojë Sadulla Durakun. Ndërkaq Duraku kalon në krye të ministrisë së re për Sistem Politik, e cila pason Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Të dy ata janë pjesëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Për ministër të Kulturës u propozua Hysni Ismaili nga radhët e partisë Alternativa. Goran Milevski i Partisë Liberal-Demokrate vjen në vend të Suhejl Fazliut të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Po ashtu do të ndryshohet edhe ministri i Bujqësisë.
Kryeministri Zaev tha se detyrën e ministrit të Financave do ta kryejë për një periudhë të caktuar.
Ai ia ka dorëzuar parlamentit listën me emrat e kandidatëve, ndërsa pret që brenda javës së ardhshme të votohet përbërja e re e qeverisë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron se brenda javës që vjen do të bëjë edhe ndryshimet në postet e disa zëvendë-ministrave dhe të drejtorëve të ndërmarrjeve publike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje