Sot mbahet takimi i dytë mes grupeve të punës së Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy partive që do të qeverisin në Prishtinë pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth harmonizimit të qëndrimeve mes dy subjekteve, politikave të brendshme dhe atyre të jashtme. Anëtarë të ekipeve kanë bërë të ditur se temë e bisedës së sotme do të jetë edhe dialogu me Serbinë dhe qëndrimi që do të mbajë qeveria e ardhshme VV-LDK.
Duke filluar prej orës 15:00, në Selinë Qendrore të VV në Prishtinë, përfaqësuesit e dy subjekteve do të nisin diskutimet, ndërsa rinumërimi i votave është drejt fundit.
Ndonëse nga ekipet e dy partive kanë thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve qeveritare, zyrtarë të VV kanë pohuar disa herë radhazi se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme i takojnë Vetëvendosjes. Ndërsa LDK-së deri më tani dihet që do i përkasë Ministria e Jashtme, dikaster që pritet ta drejtojë Vjosa Osmani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje