Politike

VV-LDK diskutojnë sot për dialogun me Serbinë

Sot mbahet takimi i dytë mes grupeve të punës së Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, dy partive që do të qeverisin në Prishtinë pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth harmonizimit të qëndrimeve mes dy subjekteve, politikave të brendshme dhe atyre të jashtme. Anëtarë të ekipeve kanë bërë të ditur se temë e bisedës së sotme do të jetë edhe dialogu me Serbinë dhe qëndrimi që do të mbajë qeveria e ardhshme VV-LDK.

Duke filluar prej orës 15:00, në Selinë Qendrore të VV në Prishtinë, përfaqësuesit e dy subjekteve do të nisin diskutimet, ndërsa rinumërimi i votave është drejt fundit.

Ndonëse nga ekipet e dy partive kanë thënë se ende nuk është diskutuar për ndarjen e dikastereve qeveritare, zyrtarë të VV  kanë pohuar disa herë radhazi se Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme i takojnë Vetëvendosjes. Ndërsa LDK-së deri më tani dihet që do i përkasë Ministria e Jashtme, dikaster që pritet ta drejtojë Vjosa Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë