“Kërcënimeve” të presidentit Ilir Meta për realizimin e një referendumi për Kushtetutën, mazhoranca pritet t’i përgjigjet me një lëvizje që synojnë të ndryshojnë Kushtetutën. Sipas burimeve të Gazeta “Si”, brenda grupit socialist po diskutohet për ndryshinin e ligjit themeltar të shtetit të shqiptar e kjo për të përcaktuar më në detaje të procedurave për emërimin e anëtarëve të Gjykatave, kryerjen e betimit të anëtarëve, si dhe të përcaktimit më në detaje të afateve kohore.
Burimet kanë bërë ditur se ekspertë juristë pranë PS-së, por edhe anëtarë të komisionit të ligjeve po diskutojnë për hartimin e një paketë ndryshimi të neneve të Kushtetutës, që nuk mund të ndalet vetëm te zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Burimet pohuan për Gazeta “Si” se edhe rezoluta e miratuar së fundmi me 97 vota pro kërkon që të ndërmerren masat e nevojshme për të realizuar ndërhyrjet ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos ketë një përplasje të tillë.
Por realizimi i këtyre ndryshimeve kushtetuese kërkon mbi gjithë edhe votën e opozitës në Parlament. Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i opozitës parlamentare, por fakti që rezoluta u votua me 97 vota pro, shihet si një sinjal që për këto ndryshime mund të jenë edhe opozita pro. Në Parlament opozita ka kushtëzuar votat me ndryshimin e sistemit dhe reformën zgjedhore, por nëse do të ketë ndonjë konsensus kjo pritet të shihet në ditët në vijim.
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi se do të detajonte të hënën propozimin e tij për referendumin dhe përse bëhet fjalë konkretisht. Prej ditesh kreu i shtetit ka paralajmëruar nismën për referendumin e përballjes me ata që i ka etiketuar si palaço ambasadorë, duke bërë thirrje për mbrojtjen e Republikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje