Politike

Ndryshon Kushtetuta? Presidenca: Atë ditë, Meta me popullin hyjnë në Parlament

Presidenca i është kundërpërgjigjur idesë së mazhorancës për ndryshime kushtetuese që do të kufizonin kompetencat e Presidentit të Republikës, duke paralajmëruar se atë ditë që kjo do të ndodhë, atëherë Ilir Meta dhe populli do të hyjë në Parlament.

“Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!”, deklaroi përmes një postimi në rrjetet sociale, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Ideja është hedhur nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ditën e shtunë. Blushi ironizoi këtë ide të numrit dy të PS-së.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157739737397760

“Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t’i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend”, shkruan Blushi.

Zëdhënësi i Presidencës e vijon më tej ironinë duke deklaruar se “kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar drejtësinë e re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës”.

Ndërkohë, po përmes rrjeteve sociale, vetë Presidenti Ilir Meta njoftoi se ndodhej në Pogradec. “Sa më kishte munguar Pogradeci! T’ia kaloni mirë dhe qetë të gjithë me familjet tuaja!”, uron ai ndjekësit e vet.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2630641733648750

Në fakt, publikisht kreu i shtetit ka që prej muajit mars që nuk është shfaqur nga ky qytet. Në daljen e 20 marsit, kur opozita kishte një muaj nga djegia e mandateve dhe braktisja e Kuvendit, Presidenti u vetëofruar që të sakrifikohej…edhe fizikisht për të mbrojtur republikës dhe për të mos lejuar, sipas tij, vendosjen e një junte ushtarake në vend.

“Jam i gatshëm që nga dorëzimi i mandatit e deri tek sakrifikimi i jetës time si Salvador Allende për të mos lejuar instalimin e një junte”, u shpreh Presidenti.

Presidenti nuk njihte mandatet e zëvendësuara nga emrat e listave të PD dhe LSI-së pas djegies së mandative.

“Sot, Kuvendi ka 82 mandate të ligjshme, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatin. Çdo numër tjetër në Kuvendin e Shqipërisë ka probleme serioze, thellon krizën e përfaqësimit dhe është i kontestueshëm në planin ligjor, politik, moral e kushtetues”, shprehej ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë