Politike

Kurti mundohet të blejë kohë, Thaçi e fton në presidencë

Presidenti Hashim Thaçi ka thirrur sërish sot Albin Kurtin për të marrë mandatin për formimin e qeverisë. Hapi i radhës, i cili vjen pas dy ftesave të refuzuara pritet të shtojë presionin ndaj kreut të Vetëvendosjes. Takimi pritet të mbahet nesër në orën 10:00, në Presidencë,por nuk dihet ende nëse Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht kësaj ftese.
“Me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsulativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Hashim Thaci dhe Isa Mustafa. Gazeta Si, 2019


Kjo ftesë vjen pasi Kurti sfidoi presidentin Thaçi, duke thënë se ai nuk e përcakton datën e konstituimit të Kuvendit dhe jo më atë të formimit të Qeverisë.
“Formimin e Qeverisë e përcakton tjetërkush, e jo presidenti. Mua datën për formimin e Qeverisë ma përcakton Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kurti. Ai duket se po përpiqet të fitojë kohë, duke shmangur marrjen e mandatit si kandidat për kryeministër, pasi negociatat me LDK-në janë bllokuar prej ditësh. Pas marrjes së mandatit nga presidenti, Kurti ka 15 ditë për formimin e qeverisë, afat që duket i pamjaftueshëm duke parë pëplasjet mes LKD-së dhe VV-së.
Sipas kushtetuës, Kurti duhet të formojë qeverinë 15 ditë pasi Thaci ti dorëzojë mandatin dhe më pas emri i tij duhet ti propozohe Kuvendit, ku duhet të marrë miratimin e 61 deputetëve.
Në rast se Kurti nuk formo qeverië, atëherë Thaci duhet të thërrasë kreun e partisë së dytë më të votuar, kreun e LDK-së, Isa Mustafës për të marra mandatin për formimin e qeverisë. Në rast se edhe ai nuk arrin të formojë qeverinë, atëherë presidenti shpall zgjedhje të parakoshme.
Në këto kushte, Kurti duket se po shmag marrjen e mandatit, për të mos djegur ditët për formimin e qeverisë. Por mediat në Kosovë thonë se ai nuk mund ta shtyjë marrjen e mandatit edhe për shumë kohë. Sipas tyre, ai ka kohë deri më 11 janar për të marrë mandatin, pra 15 ditë pas konstituimit të Kuvendit.
Duke folur ngërcin për formimin e qeverisë më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kurti e bëri të qartë të dielën se gjithcka varet ngaLidhja Demokratike e Kosovës.
Albin Kurti ditë më parë kishte refuzuar dy ftesa të presidentit të Kosovës Hashim Thaci, për
“Takimet me LDK-në do të ndodhin dhe do të ketë konsultime të vazhdueshme. Ndërkohë ë intensifikojmë bisedimet”, tha Kurti. “Ne i kemi ofruar LDK-së poste të rëndësishme, të cilat janë refuzuar”, theksoi kreu i VV-së.
Ai sinjalizoi se nuk do merrte mandatit përpara janarit, duke thënë se kishte përpara fillimin e vitit për arritjen e marrëveshjes me LDK-në. Kurti bëri të ditur se I kishte ofruar LDK-së postin e kryetarit të Kuvendit, por se kjo e fundit e kishte refuzuar.

Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Gazeta Si, 2019


“80 ditë nuk mjaftuan për ta arritur marrëveshjen që kërkohej sepse kishte kërkesa përtej mandatit. Ne kemi marrë mesazh të qartë në zgjedhje, që opozita e djeshme të jetë pozita e ardhshme. Ne kemi ofruar njërin nga dy postet që qytetarët na ofruan neve. E ofruam pozitën e kryeparlamentarit por ajo u refuzua”, ka thënë Kurti para mediave.
Vonesat për formimin e qeverisë duket se kanë shtuar edhe padurimin në mesin e qytetarëve. Të dielën në Kosovë janë ndekur penalisht dy persona për këcënimin e Kurtit dhe djalit të Isa Mustafës.
Nën dyshimet se ka kërcënuar me jetën kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Policia e Kosovës ka ndaluar për 48 orë Haxhi Hoti, pjesë e partisë Nisma Socialdemokrate.
Arrestimi erdhi pasi Hoti shkruante në profilin e tij në Facebook, se “Albin Kurti ika dy rrugë: “Ose të braktisë Kosovën ose të vritet”.
Pas tij edhe djali i Isa Mustafës, Besnik Mustafa, ka marrë një kërcënim nga një qytetar, i cili e kercënonte me jetë.
“Kam për të rrjepur për së gjalli’, shkruate ai mes shumë ofendimesh të tjera banale.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë