“Mëngjesi i Lutjeve” në SHBA ka bashkuar politikanët shqiptarë. Takimi i përvitshëm realizohet nën ndikimin që kryerepublikani Fatmir Mediu ka në Kongresin Amerikan, ku edhe kësaj here, ai së bashku me kongresmenin Robert Aderholt organizuan takimin për Europen Juglindore. Në këtë takim merrte pjesë i ngarkuari Special për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit, Mathew Palmer, Sam Brownback, i ngarkuari i Sekretarit Pompeo për lirinë fetare, përfaqësues të Bundenstagut gjerman nga CDU dhe SPD, si dhe politikanë e zyrtarë nga të gjitha vendet e Europës Juglindore.
Shqipëria, përveç kryerepulikanit Mediu përfaqësohej nga Presidenti Ilir Meta, Ministri Pandeli Majko, deputeti Damian Gjiknuri dhe ish-deputeti demokrat Halim Kosova.
Në këtë takim, Palmer vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit politik për të garantuar procesin për integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor.
Të gjithë diskutuesit shprehën mbështetjen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një politikë, e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit.

Pavarësisht se opozita ka shprehur rezerva prej kohësh ndaj bashkëkryetarit socialist të komisionit për reformën zgjedhore, tashmë duket se me uljen në një tryezë politike gjithëpërfshirës ka pajtuar dhe bindur palët që së bashku me Damian Gjiknurin të jenë edhe në takimet e përbashkëta ndërkombëtare.
Gjithashtu Gjiknuri së bashku me presidentin Meta, kryerepublikani Mediu ishin prezent në takimin e organizuar nga Senati amerikan për sigurinë dhe rreziqet që vijnë nga përdorimi i rrjetit 5 G.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)







Lini një Përgjigje