Politike

Opozita në “Mëngjesin e Lutjeve” së bashku me Gjiknurin

“Mëngjesi i Lutjeve” në SHBA ka bashkuar politikanët shqiptarë. Takimi i përvitshëm realizohet nën ndikimin që kryerepublikani Fatmir Mediu ka në Kongresin Amerikan, ku edhe kësaj here, ai së bashku me kongresmenin Robert Aderholt organizuan takimin për Europen Juglindore. Në këtë takim merrte pjesë i ngarkuari Special për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit, Mathew Palmer, Sam Brownback, i ngarkuari i Sekretarit Pompeo për lirinë fetare, përfaqësues të Bundenstagut gjerman nga CDU dhe SPD, si dhe politikanë e zyrtarë nga të gjitha vendet e Europës Juglindore.

Shqipëria, përveç kryerepulikanit Mediu  përfaqësohej nga Presidenti Ilir Meta, Ministri Pandeli Majko, deputeti Damian Gjiknuri dhe ish-deputeti demokrat Halim Kosova.

Në këtë takim, Palmer vuri theksin në nevojën e bashkëpunimit politik për të garantuar procesin për integrimin Europian dhe ndërtimin e shtetit ligjor.

Të gjithë diskutuesit shprehën mbështetjen e tyre për ndërtimin e një fryme politike të komunikimit e mirëkuptimit për të garantuar një  politikë, e cila bazohet në vlerat e besimit në Zot dhe respektin për njerëzit.

Gjiknuri në takimin e Mëngjesit të Lutjeve

Pavarësisht se opozita ka shprehur rezerva prej kohësh ndaj bashkëkryetarit socialist të komisionit për reformën zgjedhore, tashmë duket se me uljen në një tryezë politike gjithëpërfshirës ka pajtuar dhe bindur palët që së bashku me Damian Gjiknurin të jenë edhe në takimet e përbashkëta ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/Gjiknuri.Damian/photos/pcb.2771386146316184/2771385816316217/?type=3&theater

Gjithashtu Gjiknuri së bashku me presidentin Meta, kryerepublikani Mediu ishin prezent në takimin e organizuar nga Senati amerikan për sigurinë dhe rreziqet që vijnë nga përdorimi i rrjetit 5 G.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë