Rend dhe Ligj

Përplasja me armë në Shkodër, lihen në burg 4 të rinjtë

Gjykata e Shkodrës  ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës, ku mbeti e plagosur një kalimtare.

Në burg janë lënë Ension buraku, Riad Xheladini, Argjend Rexha, Liridon Lusha.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 5 shkurtit në lagjen “Vasil Shanto” ku këta persona qëlluan me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMË-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit. Ky i fundit shpëtoi, ndërsa plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare, që ishte kalimtare.

Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.

Katër të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë