Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit për përplasjen me armë zjarri në qendër të Shkodrës, ku mbeti e plagosur një kalimtare.
Në burg janë lënë Ension buraku, Riad Xheladini, Argjend Rexha, Liridon Lusha.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 5 shkurtit në lagjen “Vasil Shanto” ku këta persona qëlluan me breshëri plumbash, në qendër të pedonales së Shkodrës, ndaj një “BMË-je” të drejtuar nga shtetasi Mirsad Meta, që ishte dhe shënjestër e atentatit. Ky i fundit shpëtoi, ndërsa plumbat plagosën rëndë një 35-vjeçare, që ishte kalimtare.
Shkak i përplasjes me armë dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.
Katër të arrestuarit akuzohen për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje