Futboll

Dinamo Zagreb zyrtarizon Lirim Kastratin, firmos për 5 vjet

Klubi i madh kroat i Dinamo Zagreb ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me sulmuesin Lirim Kastrati. Futbollisti 21-vjeçar nga Kosova, i cili është formuar te Shkëndija e Tiranës, ku ka dalë edhe kampion me U-17-ën, ka kaluar nga Lokomotiva e Zagrebit te Dinamo e Zagrebit dhe kjo është një lëvizje shumë e rëndësishme për të.

Kastrati, pjesë e Kombëtares U-21 të Kosovës, ka spikatur me fanellën e Lokomotivës sezonin e fundit dhe gjigantët e Dinamos nuk mund ta linin këtë rast t’u ikte nga duart. Menjëherë i kanë afruar kontratë 5-vjeçare sulmuesit të djathtë, por ai do të vazhdojë të luajë me Lokomotivën deri në fund të sezonit. Drejtuesit e Dinamos synojnë të bëjnë të njëjtën gjë si me mbrojtësin Amir Rrahmani, të cilin e morën nga RNK Spliti dhe në verë e shitën te Verona në Itali.

Lirim Kastrati me Kosovën U-21. Gazeta Si, 17 shkurt 2020

Kastrioti është një lojtar mjaft premtues dhe pas aktivizimit me Dinamon e Zagrebit me siguri e pret një klub i madh në Europë. Me Dinamon është aktivizuar më parë edhe ish-lojtari i Shqipërisë U-21, Endri Çekiçi, i cili tani luan në Slloveni. Klubi i madh kroat është gjithmonë në kërkim të talenteve, që më pas i shet në skuadra të njohura të kampionateve të forta, duke përfituar të ardhura të shumta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë