Politike

Grenell: Kurti po bën një gabim serioz. Taksa duhet hequr e plotë

Richard Grenell ka reaguar rreth paralajmërimit të heqjes së taksës nga kryeministri Albin Kurti.

I dërguari I Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se SHAB nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës 100% ndaj Serbisë.

“Ne nuk e mbështesim masën gjysmake të kryeministrit Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo iu bë e qartë Presidentit Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, ka shkruar Grenell në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë