Rend dhe Ligj

Përplasen dy automjete në Laprakë, ndërron jetë pasagjeri

Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Laprakë, pas një përplasjeje të fuqishme mes dy automjeteve.

Aksidenti është shënuar pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”.

Një automjet i drejtuar nga një person që ishte i dehur, 30-vjeçari me inicialet A.Ç, u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.S.

Si pasojë e përplasjes së makinave ndërroi jetë pasagjeri që ndodhej në makinën që drejtonte shoferi i dehur. Pasagjeri është me inicialet F.A.

Ndërkohë është arrestuar shoferi, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, duke thënë se drejtues i automjetit ka qenë personi me inicialet F.A, që në fakt ishte pasagjeri që ndërroi jetë.

Policia thotë se materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“,  “Deklarim i rremë para oficerit të policisë Gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë