Një 30-vjeçar ka humbur jetën në Laprakë, pas një përplasjeje të fuqishme mes dy automjeteve.
Aksidenti është shënuar pak para mesnate, rreth orës 23:50 në zonën e Laprakës, në rrugën “Dritan Hoxha”.
Një automjet i drejtuar nga një person që ishte i dehur, 30-vjeçari me inicialet A.Ç, u përplas me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi me inicialet A.S.
Si pasojë e përplasjes së makinave ndërroi jetë pasagjeri që ndodhej në makinën që drejtonte shoferi i dehur. Pasagjeri është me inicialet F.A.
Ndërkohë është arrestuar shoferi, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore, duke thënë se drejtues i automjetit ka qenë personi me inicialet F.A, që në fakt ishte pasagjeri që ndërroi jetë.
Policia thotë se materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor“, “Deklarim i rremë para oficerit të policisë Gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje