Politike

Shqiptarët e bllokuar në kufi, apeli i dyfishtë i Presidentit

Presidenti Ilir Meta kërkon zgjidhjen e menjëhershme të situatës së krijuar në pikat doganore të Kakavijës dhe të Kapshticës.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta shpreh shqetësimin mbi gjendjen e qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar mes dy doganave, ndërsa thirrja e tij është e dyfishtë, edhe për qytetarët që të respektojnë masat në e urgjencës për shkak të pandemisë, edhe ndaj Qeverisë që të respektojë detyrimet kushtetuese e ndërkombëtare.

“U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë”, thotë ai.

Presidenti e mbyll mesazhin e tij duke kërkuar më shumë bashkëpunim, mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve për të mbrojtur interesin publik dhe sigurinë e jetës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë