Futboll

“Forbes” publikon listën e miliarderëve, mësoni 10 më të pasurit e futbollit!

“Forbes”, revista e njohur amerikane që merret me ekonominë, ka publikuar klasifikimin e fundit të miliarderëve të botës, duke bërë edhe një shpjegim se si pasuria e tyre mund të zvogëlojë pasojat e koronavirusit në jetën e përditshme të qytetarëve të gjithë botës.

Në këtë klasifikim bëjnë pjesë edhe shumë pronarë të klubeve të futbollit në gjithë botën. “Bosët” e futbollit janë gjithsesi larg atyre që kryesojnë këtë klasifikim. Më i pasuri nga bota e futbollit është biznesmeni francez Francois Pinault, i cili ka në pronësi klubin e Renes. Ai mban vendin e 27-të në klasifikimin e përgjithshëm dhe të parin sa u takon pronarëve të klubeve të futbollit.

Berluskoni, president i Momcës, një nga miliarderët e futbollit. Gazeta Si, 8 prill 2020

Në 10-shen e pasanikëve të futbollit vazhdon të qëndrojë ish-kryeministri i Italisë dhe ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, president i Moncës. Madje, “Kavaljeri” qëndron edhe para pronarit aktual të Milanit, Paul Singer. Ky i fundit është jashtë 10-shes së parë, i 538-i në klasifikimin e përgjithshëm. Në Itali, presidenti më i pasur është ai i Interit, Zhang Jindong.

10 pronarët më të pasur të klubeve të futbollit sipas pozicionit në klasifikimin e përgjithshëm:
27°: Francois Pinault, 27 miliardë dollarë (Renes)
57°: Dietrich Mateschitz, 16.5 miliardë (Lajpcig dhe Salcburg)
113°: Roman Abramovich, 11.3 miliardë (Çelsi)
118°: Philip Anschutz, 11 miliardë (LA Galaksi)
135°: Stanley Kroenke, 10 miliardë (Arsenal)
183° Shahid Khan, 7.8 miliardë (Fulhem)
184°: Zhang Jindong, 7.7 miliardë (Inter dhe Jiangsu)
224°: Dmitry Rybolovlev, 6.6 miliardë (Monako)
308°: Silvio Berluskoni, 5.3 miliardë (Monca)
383°: Roço Commisso, 4,5 miliardi, Fiorentina


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë