“Testim, testim, testim…”, ishte kryefjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në një komunikim online me gazetarët. Ai cilësoi të domosdoshme ndryshimin e strategjisë për testimin duke kërkuar edhe angazhimin total të pushtetit vendor në këtë proçes.
“Vendi ka nevojë për një plan dhe për një strategji. Pa planin e duhur njerëzit do të vijojnë të gjenden në këtë situatë dhe ekonomia jonë do të vazhdojë të fundoset…”, tha ai.
Basha i bëri thirrje qeverisë të rrisë ndihmën financiare e të ndryshojë buxhetin e shtetit, pasi koha, sipas tij, nuk pret. Kreu i opozitës kërkoi gjithashtu detaje zyrtare të paketës së dytë të zgjeruar të propozuar nga kryeministri Rama.
Por cili është qëndrimi i PD-së për paketën e miratuar sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në Kodin Penal?
“Për ne, një pjesë e mirë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme. Qeveria ka përforëcuar me dënime administrative relativisht të rënda parandalimin e shkeljes së rregullave të karantinës dhe në gjykimin tonë e gjitha kjo ka qënë e mjaftueshme me përjashtim të rastit të një personi mbartës të infeksionit i cili me vetëdije shkel rregullat e karantinimit të detyrueshëm dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e një bashkëqytetari apo bashkëqytetarëve të tjerë. Hiq këtë parashikim, ne nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes… sepse marrim një shembull nëse një qytetar është në minutin e ‘95 të lejes apo ka dalë për të blerë bukë e s’ka marrë dot leje masat e shpallura janë të mjaftueshme e s’ka nevojë për masa më të rënda”, tha Basha
Beteja, sipas tij, nuk është me njerëzit, por me virusin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje