Politike

Basha: Rama lufton më shumë njerëzit se virusin. Vendit i duhet strategji

“Testim, testim, testim…”, ishte kryefjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha në një komunikim online me gazetarët. Ai cilësoi të domosdoshme ndryshimin e strategjisë për testimin duke kërkuar edhe angazhimin total të pushtetit vendor në këtë proçes.

“Vendi ka nevojë për një plan dhe për një strategji. Pa planin e duhur njerëzit do të vijojnë të gjenden në këtë situatë dhe ekonomia jonë do të vazhdojë të fundoset…”, tha ai.

Basha i bëri thirrje qeverisë të rrisë ndihmën financiare e të ndryshojë buxhetin e shtetit, pasi koha, sipas tij, nuk pret. Kreu i opozitës kërkoi gjithashtu detaje zyrtare të paketës së dytë të zgjeruar të propozuar nga kryeministri Rama.

Por cili është qëndrimi i PD-së për paketën e miratuar sot në Kuvend lidhur me ndryshimet në Kodin Penal?

“Për ne, një pjesë e mirë e propozimeve nuk kanë qenë të nevojshme. Qeveria ka përforëcuar me dënime administrative relativisht të rënda parandalimin e shkeljes së rregullave të karantinës dhe në gjykimin tonë e gjitha kjo ka qënë e mjaftueshme me përjashtim të rastit të një personi mbartës të infeksionit i cili me vetëdije shkel rregullat e karantinimit të detyrueshëm dhe me vetëdije rrezikon shëndetin e një bashkëqytetari apo bashkëqytetarëve të tjerë. Hiq këtë parashikim, ne nuk e mbështesim pjesën tjetër të përqasjes… sepse marrim një shembull nëse një qytetar është në minutin e ‘95 të lejes apo ka dalë për të blerë bukë e s’ka marrë dot leje masat e shpallura janë të mjaftueshme e s’ka nevojë për masa më të rënda”,  tha Basha

Beteja, sipas tij, nuk është me njerëzit, por me virusin.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1590862997747898/

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë