Rend dhe Ligj

Policia italiane vë nën pranga shqiptarin që vendoste bomba në markete

Shqiptari i quajtur Erjon Rameta 32 vjeç, por i njohur në shtetin italian me nofkën Antonio, është prangosur nga policia italiane, sepse akuzohet se vendoste bomba nëpër markete në Foggia.
Sipas mediave italiane Rameta u arrestua me akuzën e shpërthimit të lëndëve eksplozive. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar tatuazhin në formë kurorë të ngjashme me atë të të dyshuarit. Mbi  32 vjeçarin rëndojnë  edhe deklaratat e të penduarit Carlo Verderosa (ish-pjesëtari i klanit  Moretti-Pellegrino-Lanza, bashkëpunëtor i drejtësisë që nga 18 dhjetori 2019) i cili u tha prokurorëve që Rameti njihej si tregtar droge që furnizohej me kokainë edhe nga grupe mafioze. Një dëshmi që konfirmon plotësisht atë që parashikuan autoritetet në ditët e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë