Shqiptari i quajtur Erjon Rameta 32 vjeç, por i njohur në shtetin italian me nofkën Antonio, është prangosur nga policia italiane, sepse akuzohet se vendoste bomba nëpër markete në Foggia.
Sipas mediave italiane Rameta u arrestua me akuzën e shpërthimit të lëndëve eksplozive. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar tatuazhin në formë kurorë të ngjashme me atë të të dyshuarit. Mbi 32 vjeçarin rëndojnë edhe deklaratat e të penduarit Carlo Verderosa (ish-pjesëtari i klanit Moretti-Pellegrino-Lanza, bashkëpunëtor i drejtësisë që nga 18 dhjetori 2019) i cili u tha prokurorëve që Rameti njihej si tregtar droge që furnizohej me kokainë edhe nga grupe mafioze. Një dëshmi që konfirmon plotësisht atë që parashikuan autoritetet në ditët e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje