Futboll

FIFA pranon kontratat përtej 30 qershorit, ua la topin klubeve

Në pritje për të kuptuar kur do të rifillojë Serie A, ka pasur jo pak dyshime në lidhje me kontratat e lojtarëve që skadojnë më 30 qershor, duke pritur “ok”-in për shtyrjen e tyre për shkak të emergjencës së koronavirusit. Dhe FIFA ka vendosur ta miratojë këtë rregull, duke i quajtur të rregullta kontratat edhe pas 30 qershorit.

“Jemi dakord me zgjatjen e këtyre kontratave, tani u takon klubeve dhe futbollistëve që të gjejnë marrëveshjen mes tyre”, – ka deklaruar zëvendëspresidenti i FIFA-s, Vincent Montagliani, duke ua kaluar kështu topin futbollistëve dhe drejtuesve të klubeve.

Nga njëra anë FIFA e lë të lirë shtyrjen e kontratave për futbollistët në gjithë botën, ndërsa në anën tjetër distancohet, duke e lënë gjithçka në dorë të futbollistëve dhe klubeve, që duhet të gjejnë tashmë një marrëveshje të re, rast për rast. Situata mbetet gjithsesi e komplikuar. Për të zgjatur marrëveshjen kontraktuale përtej 30 qershorit duhet akordi i të gjitha palëve. Më problematikë janë rastet, kur bëhet fjalë për futbollistë, të cilët përfitojnë shifra të larta nga kontratat që kanë firmosur më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë