Rend dhe Ligj

Plagosi me thikë policin në qendër të Korçës, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Korcës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në qytetin jug-lindor, ku një 48-vjeçar ka plagosur një polic. Policia thotë se është arrestuar autori, pasi polici e gjobiti.

Ngjarja ka ndodhur pranë “Kullës Red” në Korçë, ku 48-vjeçari dyshohet se për shkak të detyrës, plagosi me mjet prerës punonjësin e Komisariatit të Policisë Korçë Spartak Zotka, i cili ka qenë jashtë shërbimit dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Siç thotë policia, ngjarja mund të ketë ndodhur, për shkak se 48-vjeçari ishte gjobitur para disa ditësh nga polici, pasi kishte dalë jashtë pa marrë leje.

Policia thotë se autori i dyshuar është tashmë në komisariat, kurse polici në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua një mjet prerës (thikë).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë