Ne rrjet

Dyqanet hapur deri në mbrëmje, Mali i Zi heq masat kufizuese

Mali i Zi ka shpallur planin e lehtësimit të masave të ndërmarra për shkak të pandemisë, pas rënies së theksuar të të infektuarve me COVID-19. Lëvizja e qytetarëve u lejua deri në orën 11 të mbrëmjes, kurse dyqanet do të punojnë deri në orën 10 të mbrëmjes. Po ashtu u hoqën edhe masat e veçanta dhe kufizuese që ishin në fuqi prej 24 marsit për banorët e Komunës së Tuzit.

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dr. Boban Mugosha duke paraqitur të dhënat më të reja tha se epidemia e koronavirusit ëhstë nën kontrolle dhe se numri i të infektuarve, ditëve të fundit shënoi një rënie.

“Këtë rezultat të mirë në luftën ndaj koronavirusit e tregon kurba e epidemisë i ku vërehet një rënie e personave të infektuar dhe rritja e numrit të personave të shëruar”, tha Dr. Mugosha.

Ai vlerësoi disiplinën e banorëve të Tuzit duke theksuar se epidemia në këtë zonë është nën kontrolle të plotë.

“Në Qendrën Klinike të malit të Zi janë shëruar personat e infektuar nga Tuzi në mënyrë shumë të suksesshme. Nga kjo zonë janë shëruar 30 persona, kurse në proces shërimi janë edhe 7 persona tjerë, gjë e cila tregon se epidemia në Tuz është ndaluar”, tha Mugosha.

Kjo sipas tij tregon se vetdisiplinën e banorëve që u bë shembulli më i mirë në Mal të Zi në luftën kundër COVID-19.

Masat e para parandaluese në Mal të Zi janë vendosur me 10 mars, kur autoritetet shëndetësore vendosen ndalimin e udhëtimit në vendet e prekura nga koronavirusi, ndërsa pas shfaqjes së rastit të parë të infektuar me COVID-19, masat kufizuese kanë ardhur duke u shtrënguar.

Mali i zi ka 320 raste dhe gjashtë të vdekur, por numri i rasteve të reja ka ardhur duke u ulur ndjeshëm.,


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë