I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, foli për shumëçka lidhur me punën e qeverisë në këto dy muaj krize. Basha foli për mangësitë, numrin e pakët të testimeve, por iu përgjigj edhe pyetjes se çfarë ka bërë mirë Rama këto kohë.
“Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebook-ut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij”, u përgjigj ai.
“Pandemia, – vijoi ai,- njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve”.
“E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta.
Tani paratë prapë shkojnë, siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë…”, tha Basha.
“E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë që inceneratorët janë një aferë korruptive. E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn. E dinë të gjithë. Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro”, vërejti ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje