Politike

Covid-19, çfarë ka bërë mirë Rama? Basha: Propagandën e ka qarë

I ftuar në emisionin “Opinion”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, foli për shumëçka lidhur me punën e qeverisë në këto dy muaj krize. Basha foli për mangësitë, numrin e pakët të testimeve, por iu përgjigj edhe pyetjes se çfarë ka bërë mirë Rama këto kohë.     

“Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebook-ut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij”, u përgjigj ai.

“Pandemia, – vijoi ai,- njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve”.

“E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta.

Tani paratë prapë shkojnë,  siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë…”, tha Basha.

“E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë  që inceneratorët  janë një aferë korruptive. E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë  socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn.  E dinë të gjithë.  Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro”, vërejti ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë