Ne rrjet

Rikthehet ankthi në Itali, gati 500 viktima në 24 orë

Rënia e numrit të të infektuarve në Itali duket se ka zgjatur vetëm disa ditë.

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  474 viktima nga koronavirusi

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve në Itali është rritur në 79.914  teksa vetëm sot u regjistruan 1665  të shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1900  raste të reja pozitiv me Covid-19 kurse numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është  209.329       

Prej katër ditësh bilanci i koronavirusit në Itali ka treguar rënie të fortë të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me infeksionin e koronavirusit.

Edhe raporti midis rasteve të reja (pak) dhe tamponeve (shumë) nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë