Rënia e numrit të të infektuarve në Itali duket se ka zgjatur vetëm disa ditë.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 474 viktima nga koronavirusi
Numri i përgjithshëm i të të shëruarve në Itali është rritur në 79.914 teksa vetëm sot u regjistruan 1665 të shëruar nga koronavirusi.
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1900 raste të reja pozitiv me Covid-19 kurse numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 209.329
Prej katër ditësh bilanci i koronavirusit në Itali ka treguar rënie të fortë të numrit të vdekjeve dhe rasteve të reja me infeksionin e koronavirusit.
Edhe raporti midis rasteve të reja (pak) dhe tamponeve (shumë) nuk ka qenë kurrë kaq i ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje